Menu

Shitet Apartament 2+1 Tek Uji i Ftohtë,Vlorë

Uji i Ftohtë Vlorë

139,000 €

Statusi

PËR SHITJE

Lloji

Apartment

Referenca

PRO254

Shikime

36

Sip. Totale

78 m2

Sip. e brendshme

68 m2

Sip. Totale 78 m2

Dhoma Gjumi 2

Tualet 1

Dhomë Ndenje 1

Përshkrim

Ofrohet për shitje një apartament i bukur 2+1 me verandë, i pozicionuar në resortin rezidencial Diamond Hills, në zonën shumë të kërkuar të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë si për banim, ashtu edhe për investim turistik, falë pozicionit dhe faciliteteve që ofron resorti.

Apartamenti ndodhet në katin e 2-të dhe ka një sipërfaqe prej 68.3 m² me certifikatë pronësie. Organizimi përfshin një sallon të ndriçuar me kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe një verandë të bollshme në formë L, e cila krijon një hapësirë të këndshme për relaks dhe shfrytëzim gjatë gjithë sezonit.

Prona shitet e mobiluar, duke e bërë gati për banim ose për ta përdorur menjëherë për qira sezonale apo afatgjatë.

Resorti Diamond Hills ofron facilitete premium për banorët dhe vizitorët, duke përfshirë rooftop bar dhe restorant, pishinë, spa, si dhe ambiente të përbashkëta të mirëmbajtura që garantojnë komoditet dhe një stil jetese modern.

Vendndodhja në Ujin e Ftohtë është një nga zonat më të preferuara të Vlorës, shumë pranë detit dhe në një zonë të qetë rezidenciale me akses të lehtë drejt Lungomares, plazheve dhe shërbimeve kryesore të qytetit.

Të dhëna kryesore të pronës:
• Tipologjia: 2+1 + Verandë
• Sipërfaqe: 68.3 m² (me certifikatë pronësie)
• Kati: 2
• Statusi: E mobiluar
• Vendndodhja: Diamond Hills, Uji i Ftohtë – Vlorë

💰 Çmimi: 139.000€ (okazion deri në fund të marsit)

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të investuar në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, brenda një resorti modern me facilitete të plota.