Transballkanike Vlorë
1600€/ m2
Sip. Totale 110 m2
Dhoma Gjumi 2
Tualet 2
Dhomë Ndenje 1
Shitet ambient komercial 110 m² buzë Transballkanikes, Vlorë
Planet B Real Estate ofron për shitje një ambient komercial me 98 m² neto dhe 110 m² bruto, buzë rrugës Transballkanike në Vlorë. Prona ndodhet në katin e parë mbi përdhe dhe ka hyrje të pavarur nëpërmjet shkallëve të jashtme. Fasada e gjerë prej xhami është e dukshme nga rruga kryesore.
Salla kryesore ka dritare në dy anë, dritë natyrale dhe hapësirë për disa poste pune. Prona përfshin edhe një ambient ndihmës të veçuar me dritare, lavaman dhe banak pune. Aktualisht i organizuar për aktivitet dentar, ambienti mund të përshtatet edhe për klinikë, studio profesionale ose zyra me zonë pritjeje për klientët.
Çmimi i shitjes është 17.600.000 lekë të reja (176 milionë lekë të vjetra), i diskutueshëm.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni Planet B Real Estate.