Garsonierë me qira afatgjatë në Lungomare, Vlorë – 250 €/muaj, i diskutueshëm
Jepet me qira afatgjatë garsonierë me sipërfaqe 31 m², në Lungomare, pranë Shkollës së Marinës, vetëm 2 minuta në këmbë nga plazhi.
Organizohet në ambient të përbashkët ndenjeje dhe fjetjeje, kuzhinë të pajisur, tualet dhe ballkon. Disponon kondicioner dhe internet Wi-Fi. Lejohen kafshët shtëpiake.
E përshtatshme për një person ose çift, me akses të lehtë në shëtitore dhe shërbimet e përditshme.
Çmimi: 250 €/muaj, i diskutueshëm.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, na kontaktoni.